I vendosur në një thyerje fantastike të relieveve ku lumë, mal dhe pyll i gjen bashkë, buzë rrugës kombëtare, "Gjahtari" ka ditur t'i përshtatet njerëzve, kohërave dhe shijes. Tradicionalja vazhdon t'i japë famë këtij restoranti, që bën një fundjavë të bukur, një pasdite relaksuese dhe një darkë mbresëlënëse.
Në këtë vend, edhe pse ishte larg qytetit, kombinohej në mënyrë perfekte natyra. Gjuetia është sport, nuk ka lindur sot, vazhdon në të gjithë botën, ka stimulin, garën dhe bëhet një lloj seleksionimi që vetë natyra nuk e bën dot.